Tiroiditi i Hashimotos është një sëmundje autoimune në të cilën sistemi imunitar i organizmit nis një përgjigje imune kundër gjëndrës tiroide, duke ndikuar në funksionimin e saj normal. Kjo çon në shkatërrimin gradual dhe afatgjatë të gjëndrës tiroide, duke rezultuar në nivele të pamjaftueshme të hormoneve tiroide1 . Ndërsa sëmundja përparon, tiroidja mund të prodhojë shumë pak hormone tiroide, duke rezultuar në hipotiroidizëm.1
Kush është në rrezik?
Tiroiditi i Hashimotos mund të prekë individë të çdo moshe, por shfaqet kryesisht te gratë e moshës së mesme dhe te personat me histori familjare të çrregullimeve tiroide.1 Nuk dihet ende pse sistemi imunitar sulmon gjëndrën tiroide, por faktorët e mundshëm të rrezikut përfshijnë infeksionet virale ose bakteriale dhe prania e një sëmundjeje tjetër autoimune si diabeti mellitus i tipit 1.2
Simptomat e sëmundjes së Hashimotos
Kjo sëmundje mund të mbetet asimptomatike për një periudhë të gjatë kohore. Gjatë përparimit të sëmundjes, gjëndra tiroide mund të pësojë lodhje funksionale, duke çuar në zhvillimin e hipotiroidizmit, i cili mund të shoqërohet me simptoma të tilla si: 1,3
- Lodhje dhe përgjumje dhe/ose dobësi
- Intoleranca ndaj të ftohtit
- Vështirësi për t’u përqendruar ose për të menduar
- Depresioni
- Shtim në peshë
- Qafa e zmadhuar ose prania e strumës, e cila mund të jetë një simptomë e hershme; në fazat e avancuara, tiroidea mund të zvogëlohet ose atrofohet
- Çrregullime menstruale me cikle të rënda ose të parregullta
- Kapsllëk
- Dhimbje artikulare ose muskulore
- Rënia e flokëve
- Lëkurë e thatë
Si diagnostikohet tiroiditi i Hashimotos?
Personat me tiroiditin e Hashimotos shpesh paraqesin simptoma të hipotiroidizmit, të cilat mund të shoqërohen edhe me prani të strumës-gushës (goiter).3 Vetëm simptomat nuk janë një provë e besueshme e kësaj sëmundjeje. Testet e gjakut janë të nevojshme për të bërë një diagnozë të saktë. Nëse keni nivele të larta të TSH në gjak dhe nivele të ulëta të T4 të lirë (tiroksinës që qarkullon lirshëm në gjak), ka gjasa të keni hipotiroidizëm.4 Antitrupat kundër peroksidazës tiroide, një enzimë e përfshirë në prodhimin e hormoneve tiroide, zakonisht rriten në rastet e tiroiditit të Hashimotos.3
Третман на болеста
Nëse jeni diagnostikuar me tiroiditin Hashimoto, mjeku juaj do të përshkruajë hormonin zëvendësues të tiroksinës për të trajtuar këtë gjendje. 1 Shumica e pacientëve me tiroidit Hashimoto do të kenë nevojë për trajtim gjatë gjithë jetës me mjekimin e duhur. 3 Gjetja e dozës së duhur, veçanërisht në fillim, mund të kërkojë testime të TSH çdo 6-8 javë pas çdo rregullimi të dozës, derisa të përcaktohet doza e saktë. Pas kësaj, monitorimi i TSH një herë në vit zakonisht është i mjaftueshëm. 3
Referencat
- http://www.thyroid.org
Informacion për pacientët mbi shëndetin e tiroideve të publikuar nga Shoqata Amerikane e Tiroideve. - http://www.thyroid-fed.org
Informacion për pacientët nga Federata Ndërkombëtare e Tiroideve. - http://www.merckserono.de
Fushat e terapisë/Sëmundjet endokrinologjike/Tiroide/Broshura „Udhëzuesi juaj për Hashimoton“ dhe „Udhëzuesi juaj për Basedow-in“.