Varus plotëson kërkesat e standardeve të njohura ndërkombëtare të cilësisë që vlejnë për menaxhimin e cilësisë. Kjo konfirmohet nga inspektimet e rregullta të autoriteteve vendase dhe ndërkombëtare, si dhe kontrollet nga klientët dhe partnerët tanë.
Në vitin 2010, Varus çertifikoi Sistemin e Menaxhimit të Cilësisë në përputhje me standardin ndërkombëtar ISO 9001 dhe në vitin 2016 akreditoi Laboratorin e Kalibrimit në përputhje me standardin ndërkombëtar ISO 17025.
Në vitin 2019, Varus çertifikoi sistemin e menaxhimit të mjedisit në përputhje me standardin ndërkombëtar ISO 14001 dhe gjithashtu çertifikoi Sistemin e Menaxhimit të Shëndetit dhe Sigurisë në Punë në përputhje me standardin ndërkombëtar ISO 45001.
Të gjitha çertifikatat ISO lëshohen nga një organ certifikues i G-CERTI.

ISO 9001

Cilësia
Sistem Мenaxhimi

ISO 14001

Sistemi i Menaxhimit të Mjedisit

ISO 45001

Sistemi i Menaxhimit të Shëndetit dhe Sigurisë në Punë

ISO 17025

Laboratori i Kalibrimit


Ne, në Varus, jemi të përkushtuar të ofrojmë standardet më të larta të cilësisë, sigurisë dhe përgjegjësisë në shërbimet dhe produktet që u ofrojmë klientëve tanë.

Ne do të ofrojmë produkte dhe shërbime që plotësojnë ose tejkalojnë kërkesat e përcaktuara nga klientët tanë dhe autoritetet rregullatore përkatëse. Ne do t’i zbatojmë të gjitha procedurat e përcaktuara, standardet e cilësisë, standardet dhe rregulloret e sigurisë. Ne jemi përgjegjës për cilësinë e punës sonë dhe do të performojmë në maksimum të aftësive tona në çdo kohë.