Varus, si një kompani e përkushtuar për tregtinë e kimikateve, reagentëve dhe pajisjeve të ndryshme laboratorike, me kalimin e viteve ka zhvilluar një bashkëpunim besnik dhe afatgjatë me disa kompani. Me rritjen e Merck-ut dhe rolin e tij kryesor në botën e kimikateve, oferta jonë përfshin një portofol të gjerë të më shumë se 300,000 produkteve. Për të përmbushur nevojat e klientëve tanë, ne përfshijmë në portofolin tonë pajisje të ndryshme laboratorike për secilën nevojë.