Testet diagnostikuese përcaktojnë praninë ose mungesën e sëmundjes dhe sigurojnë më shumë se 70% të vendimeve shëndetësore. Ato mund të jenë po aq të thjeshta sa një test shtatëzënie apo komplekse siç janë testet e sekuencave të gjenomit njerëzor. Permes Merck, Varus ka ofertën më të larmishme në treg për reagentët dhe shërbimet diagnostikuese në patologji, mikrobiologji, biologji molekulare, imunologji, biokimi, hematologji, citologji.
Në program kemi një gamë të gjerë të lëndëve të para, pajisjeve dhe shërbimeve të destinuara ekskluzivisht për prodhuesit e pajisjeve mjekësore.


