Nëse dyshoni se një simptomë e caktuar që keni ndjerë lidhet me marrjen/përdorimin e ilaçit që përdorni, ju lutemi veproni në mënyrën e mëposhtme:
1. Lexoni përsëri Udhëzimin për Përdorim të ilaçit, pasi aty janë të listuara reaksionet e pritshme të padëshiruara gjatë përdorimit të atij ilaçi, si dhe rekomandimet për veprim në rast të shfaqjes së reaksioneve të rënda të padëshiruara.
2. Konsultohuni me mjekun ose farmacistin tuaj, pasi ata do t’ju japin këshilla profesionale për përdorimin e mëtejshëm të ilaçit për të cilin dyshoni se ka shkaktuar reaksionin e padëshiruar (për shembull: ndërprerje e përdorimit të ilaçit, ndërrim i ilaçit, ulje e dozës, vazhdim i terapisë etj.).
3. Raportoni problemet tuaja duke plotësuar formularin më poshtë dhe/ose duke kontaktuar MALMED-in duke plotësuar aplikacionin online për raportimin e reaksioneve të padëshiruara për pacientët.
Raportimi i simptomave/reaksioneve të padëshiruara, që dyshoni se janë shkaktuar nga përdorimi i ilaçit, mund të ndihmojë në zvogëlimin e shpeshtësisë së tyre ose në shmangien e tyre. Ju mund të raportoni një reaksion të padëshiruar që e keni ndjerë vetë, që e ka ndjerë fëmija juaj ose një person për të cilin kujdeseni.
Për një vlerësim më të mirë të rasteve dhe për të nxjerrë përfundime të rëndësishme, ju lutemi, nëse është e mundur, jepni sa më shumë informacion në raportimin tuaj të reaksionit të padëshiruar. Nëse kemi nevojë për informacione shtesë për vlerësimin e rastit të raportuar, është e nevojshme t’ju kontaktojmë. Prandaj, në formular duhet të plotësohen domosdoshmërisht fushat: Numri i telefonit për kontakt dhe adresa e e-mailit.
Lidhja për të aksesuar formularin për raportimin e efekteve të padëshiruara në MALMED:
https://public.malmed.gov.mk/farmakovigilanca-public-forms/farmakovigi_pacienti