Spektrofotometria është një nga metodat më të përdorura për analizën sasiore të një tretësire të caktuar. Kjo metodë përdoret për të përcaktuar përqendrimin e një substance kimike të njohur në një mostër. Çdo përbërës kimik përthith (absorbon), lëshon ose pasqyron dritën në një gjatësi valore të caktuar.

Spektrofotometrat janë pajisje që matin sasinë e fotoneve (intensiteti i dritës) të përthithur (absorbuar) nga një mostër. Parimi i funksionimit përbëhet nga një burim drite (llambë), nga i cili drejtohet (përqendrohet) drita e emetuar në një rrjet difraksioni.

Rrjeti difraksion ndan gjatësi të ndryshme valore (ngjyrat e dritës) dhe kalohet përmes selektorit të gjatësisë së valës përmes mostrës tek detektori. Detektori mat transmetimin (dritën e reflektuar) dhe përthithjen (dritën e përthithur nga mostra). Më në fund të dhënat shfaqen në një ekran dixhital.

лабараторија калибрација спектрофотометри